LAJMI I FUNDIT:

BDI: Nisma përfshin edhe rekomandimet e KSHZ-së (Video)

BDI: Nisma përfshin edhe rekomandimet e KSHZ-së (Video)

Konkluzionet e KSHZ-së për domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor do të jenë baza e iniciativës së re të ngritur nga BDI-ja. Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili vendimin e këtij institucioni e interpreton si argument se nuk ka kushte për zgjedhje në 5 qershor. Sipas tij, këto dhe të tjera argumente, janë mëse të mjaftueshme për anulimin e kësaj date të cilat gjykata kushtetuese duhet t’i marrë parasyshë.
“Argumentet dhe vlerësimi i KSHZ-së se nuk ka kushte për zgjedhje në 5 qershor është argument i mjaftueshëm që gjykata kushtetuese të anulojë zgjedhjet e 5 qershorit por natyrisht edhe vendimi i shtyrë i parlamentit për shpërbërje gjithashtu mund të merret si argument”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së,.

Nga ana tjetër, ish nënkryetar i parlamentit Besim Dogani mendon se problemi i disproporcionit të madh në numrin e votuesve ka ekzistuar gjithmonë sidomos në njësitë ku ka shumicë shqiptare por fakti që kjo gjë del në skena tani, sipas tij është pjesë e teatrit politik.

“Është një kërkesë shumë e vonuar dhe normalisht që mund të klasifikohet në pjesën e teatrit që bëhet për një kohë më të gjatë në Maqedoni. Mendoj se afati për ndryshime në Kodin Zgjedhor është shumë I shkurtër. Mendoj se kjo assesi nuk do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kriza në të cilën gjendet aktualisht Maqedonia”, tha Besim Dogani, ish nënkryetar i parlamentit.


https://www.youtube.com/watch?v=WV-Qsk9A21c

Sipas Doganit, zgjidhja është krijimi i një qeverie me ekspertë të pavarur ku nuk do të kishin gisht partitë politike dhe me mandate të mjaftueshëm për të zbatuar të gjitha reformat e nevojshme përfshirë edhe regjistrimin e popullsisë dhe pastrimin e listës së zgjedhësve. Nga KSHZ-ja pretenduan se për problem e disproporcionit të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore kanë reaguar edhe më herët por bindja u përforcua pas azhurnimeve të fundit të listës së zgjedhësve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori