BDI: Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, Qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë

Nga BDI në një konferencë për shtyp thanë se “e dënojnë përpjekjen e qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore”. Nga BDI i referohen ndryshimeve të propozuara në Ligjin për arsimin e mesëm, në të cilat parashihet edhe intonomi i himnit maqedonas në fillim dhe mbarim të vitit shkollor. Dijana Toska nga BDI tha se këto përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim të një etnie.
“BDI dënon me ashpërsi përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë për të imponuar frymën anti-Ohër nëpërmjet propozimeve ligjore që synojnë krijimin e supremacisë etnike dhe minimin e barazisë multi-etnike, që është thelbësore për stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin e mesëm, të cilat ndër të tjera parashikojnë: Përdorimin asimetrik të gjuhës dhe alfabetit në në dokumentet pedagogjike, Zhvillimin e aktiviteteve kulturore vetëm në frymën e traditës maqedonase dhe historisë nacionale, duke margjinalizuar kulturën dhe kontributin e komuniteteve të tjera etnike në vend. Paragrafët që përjashtojnë identitetin multi-etnik në shkollat e mesme dhe promovojnë një dominim të një narrative të njëanshme etnike, duke shkelur barazinë e garantuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe Kushtetuta”.
“Këto dispozita përbëjnë një sulm të hapur ndaj themeleve të barazisë ndëretnike dhe një përpjekje për të vendosur dominim etnik, që bie ndesh me frymën dhe qëllimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në vend që të promovojë bashkëjetesën dhe përfshirjen, qeveria po nxit përçarje dhe pasiguri në shoqërinë tonë”, tha Dijana Toska.
Ajo tha se zgjidhja e vetme për të mbrojtur të ardhmen e vendit është kthimi në dialogun e hapur dhe respektimi i frymës së Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Aziri: Fronti Europian po mendon një interpelancë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët