Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar sot ndaj koalicionit VLEN se kumtesat e tyre kundër BDI-se po i shkruan OBRM-PDUKM.
Arsye për këtë është bërë një kumtesë ku siç thonë nga BDI është lëshuar nga VLEN mirëpo në fund të saj shkruan “Përkthejeni në shqip”, që do të thotë se autori i kumtesave nuk është shqiptar.
Reagimi i plotë:
Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti. Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, OBRM-PDUKM, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.
Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë treguar hapur se nuk kanë pavarësi politike dhe po përdoren për të sulmuar interesat e shqiptarëve dhe për të njollosur vlerat e UÇK-së dhe BDI-së.
BDI-ja dënon fuqishëm këtë manipulim politik dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tolerojnë këtë tradhti të hapur. Populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarë të huaj.
BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet, si gjithmonë. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të çuar përpara agjendën shqiptare në këtë vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë