BDI këmbëngul për ligj ku përfshihet “Fituesi me fituesin”, VLEN: Një ligj i tillë s’do të ishte i përshtatshëm
BDI paralajmëroi se do të dorëzojnë në Kuvend një draft që do të jetë hapi i parë për të krijuar bazë ligjore për marrëveshjen “ fituesi me fituesin”, sipas tyre, hap i nevojshëm për mbrojtur legjitimitetin etnik dhe Marrëveshjen e Ohrit. Nga koalicioni VLEN thonë se BDI spekulon për të ushqyer politikat ditore.
Fronti Evropian e sheh si hap të domosdoshëm krijimin e një drafti që do të mundësojë që marrëveshja “fituesi me fituesin” të jetë e garantuar edhe ligjërisht. Blerim Bexheti, kryetari i grupit parlamentarë të këtij koalicioni, tha se Marrëveshja e Ohrit po shkelet për herë të dytë përmes mosrespektimit të legjitimiteti etnik dhe kjo, sipas tij, ka bërë që qytetarët të jenë të përcaktuar për ta luftuar në mënyrë demokratike.
“Edhe pse në të Drejtën Zakonore që ekziston në gjithë botën shumë gjëra nuk janë të shkruara, por respektohen. Pasi që këtu shohim tendencë qoftë nga koalicioni OBRM-PDUKM-së, qoftë nga koalicioni “VREDI”, ne jemi tani të detyruar që t’i prijmë kësaj revolte të shqiptarëve, bashkërisht me çdo shqiptarë me çdo qytetarë që këtë çështje edhe në aspektin normative kushtetues ligjor që ta rregullojmë”, deklaroi Blerim Bexheti.
Akuzat se po shkelet Marrëveshje e Ohrit, nga VLEN i konsiderojnë si spekulime në funksion të politikave ditore.
Të pyetur nëse do të japin mbështetjen e tyre nëse BDI dorëzon në Kuvend një ligj të tillë, Sranda Imeri nga ky koalicion tha se një ide e tillë, ndoshta nuk do të ishte e përshtatshme nëpër në të ardhmen.
“BDI-ja në të kaluarën ka pasur kohë që këtë ta transferojë në ligj, domethënë përveçse një marrëveshje xhentëllmenësh diçka e tillë nuk ekziston, por në të ardhmen unë mendoj se nuk do të ishte e përshtatshme që kjo të kthehet në një ligj, për shkak se ndonjëherë rrethanat mund të vijnë në atë situatë ku situate momentale e kërkon që , siç ishte në vitin 2016 që fituesi me fituesin të mos bëjë qeveri. Dhe normalisht ajo shkoi në dobi të qytetarëve”, deklaroi Saranda Imeri.
Bashkimi Demokratik për Integrim akuzat për mos respektim të legjitimiteti I ngriti që në përfundimin e zgjedhjeve të 8 majit, pasi sipas tyre, Fronti Evropian siguroi numër më të madh deputetësh duke u renditur si forca e dytë politike në vend. Bazuar në këtë, nga ky koalicion këmbëngulin se në bazë të parimit fituesi me fituesin, pjesë e qeverisë duhet të ishte Fronti Evropian dhe jo koalicioni VLEN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
SPB Ohër: Një fëmijë katër vjeçar, ndërroi jetë në Spitalin e Strugës
Sulmoi me thikë klientin në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos