LAJMI I FUNDIT:

BDI: Kuazi “akademia” komunale e VLEN-it turpëron intelektualët dhe kombin

BDI: Kuazi “akademia” komunale e VLEN-it turpëron intelektualët dhe kombin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së koalicionit VLEN për themelimin e Akademisë Shqiptare për Shkenca dhe Art, e që sipas tyre do të financohet nga komunat.

Nga BDI këtë deklaratë e kanë quajtur si  skandaloze pasi me idenë që e paraqet VLEN-i kjo Akademi mund të llogaritet si institucion lagjesh, por jo dinjitoz për intelektualët shqiptarë.

Reagimi i plotë:


Ndodhi edhe kjo në vazhdën e serialit “një skandal në ditë” të vazalëve dhe shërbëtorëve të OBRM-PDUKM-së në rolin e poshtëruesve të popullit shqiptar, si pjesëmarrës jolegjitim, pa vullnetin e popullit, në qeverinë monoetnike.

Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të finansohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash.

Kështu ndodhi me Muzeun e Lirisë, Teatrin për fëmijë dhe me dhjetëra improvizime tjera komunale që shërbyen për të hedhur hi syve.

Në vend se të marrin kryesimin e Akademisë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijonin vend për më tëpër akademikë, të votonin ligjin që ne propozuam ndërsa ata e bllokuan me OBRM-PDUKM-në për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ASHAM, këta dolën me “idenë e madhe komunale” që poshtërson akoma më tepër shqiptarët.

Ikni më shpejt se e turpëruat kombin dhe po leni pasoja të pariparueshme!”, thonë nga BDI. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori