Bayern Munich nuk do ta shesë sulmuesin kryesor të klubit Robert Lewandowskin.
Drejtori teknik i bavarezëve, Michael Reschke, këmbëngul se bomberi polak nuk do të largohet gjatë kësaj vere.
“Ai do të luajë për Bayernin edhe në vitet e ardhshme dhe nuk ka dyshim për këtë. Ai ka edhe tre vite kontratë dhe ne e dimë se kemi sulmuesin më të mirë në botë në skuadër. Kjo është arsyeja pse ne nuk do ta shesim atë”, tha Raschke për “Radio Crc”.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Për Lewandwoskin janë interesuar disa ekipe të mëdha, mes të cilave Real Madrid, që është në bisedime me polakun.