Bayern Munichu ka triumfuar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Bochumit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.
Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi barazimit në javën e parë ndaj Borussia Monchengladbach.
Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Bochumit u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili përveç rasteve të shumta shënoi edhe katër gola.
Serinë e golave për Bayernin e hapi Leroy Sane (17’) me një supergol nga goditja e lirë për 1-0, ndërsa Joshua Kimmich (27’) shënoi për 2-0.
Bayerni shpejt gjeti edhe golin e tretë me Serge Gnabry (32’) për 3-0, ndërsa Vassilios Lampropoulos shënoi autogol për 4-0.
⏸️ in der Allianz Arena – WAS FÜR EINE HÄLFTE! 🤯
Eure Meinungen! 👇
🥨 #FCBBOC | 4-0 | 45' 🔴⚪ pic.twitter.com/Pt9oXKtHGl
— FC Bayern München (@FCBayern) September 18, 2021
Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me lojë më të mirë dhe shënoi edhe tri gola tjera për ta marrë një fitore të madhe.
Robert Lewandowski (61’) shënoi për 5-0, Kimmich (65’) u përkujdes për 6-0, ndërsa Eric Choupo-Moting (79’) shënoi për rezultatin përfundimtar 7-0.
Ganz, ganz starke Leistung heute, Jungs! 👏👏👏#FCBBOC #MiaSanMia pic.twitter.com/U8wrBA3XSk
— FC Bayern München (@FCBayern) September 18, 2021
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Bochumi zë vendin e 17-të me tri pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Gurther Furth, teksa Bochumi e pret Stuttgartin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Oxriu-0hA3A&ab_channel=UEFAChampionsNews%E2%9A%BD
https://www.youtube.com/watch?v=nsPnL9r3EvQ&ab_channel=Footballmh0
https://www.youtube.com/watch?v=qANiBgVNwjE&ab_channel=Footballmh0