Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal në Mitrovicë, kanë kryer një bastisje në një lokacion në zonën e Vushtrrisë mbi bazën e dyshimeve për posedim të paligjshëm.

Ata me këtë rast kanë gjetur një armë të gjatë të llojit Ak-47 dhe 15 fishekë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, raporton KosovaPress.


Personi i dyshuar, shtetas i Kosovës, i moshës 34-vjeçare, është arrestuar dhe pas intervistimit, me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve.