Sot në orar ishte ndeshje derbi e kampionatit mes Trepçës dhe Prishtinës, por që në pjesën e dytë është ndërprerë, duke i vazhduar skenat e turpshme që po ndodhin në basketbollin tonë.
Ndeshja që po zhvillohet në “Minatori”, është ndërprerë në fund të çerekut të tretë, kur Prishtina po udhëhiqte me rezultat bindës 36:72.
Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve vendës, të cilët kanë filluar me hedhje të gjësendeve në parket dhe kanë ofenduar në kor, Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe kryetarit e saj, Arben Fetahun.
Delegati i ndeshjes ka vendosur për zbrazje të sallës, e cila tashmë është kryer.
Trepça ishte dënuar me tre ndeshje pa shikues pas incidenteve që ndodhën në “Minatori” në ndeshjen ndaj Pejës në nëntor, por me kthimin e tifozëve, u kthyen sërish skenat e turpshme.
Në kohën kur shikueshmëria në basketboll është në nivel të lartë, incidente të ngjashme ka pothuajse në secilën palestër, ndërsa FBK po te tenton që të merr të gjitha masat për të mos lejuar incidente të tilla, por deri taani nuk ka pasur sukses. /Telegrafi/