LAJMI I FUNDIT:

Barrikadim e marrje peng e procesit mësimor, Murati: Sjellje irracionale që mund të ketë qëllime tjera

Barrikadim e marrje peng e procesit mësimor, Murati: Sjellje irracionale që mund të ketë qëllime tjera

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot në konferencën për media pas takimit të Këshillit Grevist me kryeministrin Albin Kurti tha se Qeveria ka treguar përkushtim dhe ka dhënë ofertën e saj, por ka barrikadim në pozicione në kurriz të nxënësve, rrjedhimisht edhe të mësimdhënësve.

Ai ka folur edhe për Ligjin për grevat, duke thënë se parasheh se në momentin që shpallet greva pezullohen marrëdhëniet kontraktuale.

“Kemi dhënë ofertën tonë për kërkesat dhe qeveria ka treguar përkushtim dhe ofertë…  Megjithatë kemi një barrikadim në pozicion në kurriz të nxënësve dhe në këtë rast edhe të mësimdhënësve. Të gjithë do të duhej të lëvizim nga pozicionet në mënyrë që të mos pësojnë ata që kanë nevojë për arsimim…”, tha Murati.


Ai e quajti irracionale thirrjen që greva të vazhdoj.

“Po bëhen sa ditë… kemi këto kërkesa, thonë qeveria të lëviz se s’ka bo asgjë. Asgjë është zero…qeveria ka lëviz, kemi ofruar për tej asaj… kemi ofruar mbështetje për të gjithë qytetarët…”, tha ai.

“Kur ka barrikadim e marrje peng të procesit mësimor unë nuk di se si ta quaj këtë përveç sjellje irracionale që mund të ketë qëllime tjera”, tha ai.

Ai duke folur për ndalesat në paga për ata që janë në grevë tha se për muajin e kaluar komunat janë arsyetuar se nuk kanë mundur t’i përditësojnë të dhënat.

“Ne kemi kërkuar që komunat ta zbatojnë. Për muajin gusht komunat janë arsyetuar se nuk kanë mundur t’i përditësojnë të dhënat kurse tani ka qenë mundësia që listat të dorëzohen më 10 shtator, kur kemi qenë në gjendje faktike ku greva vazhdon”, tha ai.

“Do të shohim si janë deklaruar listat dhe në varësi  të paraqitjes të gjendjes faktike nga ana e komunave do të procedojmë me hapat e mëtejmë që parasheh ligji.

Nuk është as vendim i qeverisë as dëshirë e jona…kjo është çfarë thotë ligji”, tha ministri i Financave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori