Të mërkurën Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbajtur mbledhjen konstituive duke bërë kështu zëvendësimin e ish asamblistëve të Listës serbe në 14 të rinj nga Iniciativa Qytetare, por e njëjta mbledhje ende nuk është mbajtur edhe në Komunën e Zubin Potokut.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se edhe në këtë komunë pritet të mbahen këto zëvendësime për të cilat siç tha ai, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar emrat.

“Sipas KQZ-së, komunat të cilat janë zëvendësuar me anëtar të rinj të kuvendeve të komunave janë Mitrovica e Veriut (të mërkurën më 14.012.2022) kanë dhënë betimin anëtarët e rinj dhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Ndërsa zëvendës kryesuesi i Kuvendit të komunës për komunitete është i njëjti (Skender Sadiku). Komune tjetër ku KQZ, ka certifiku anëtar të rinj është komuna e Zubin Potokut, e cila ende nuk ka mundur të mbaj mbledhjen konstituive. Kuvendet e komunave (pas dhënies së betimit) do të mund të mbajnë mbledhjet tjera për të themeluar organet tjera si; kryesuesin zëvendës kryesuesin për komunitete dhe komitetet tjera obligative”, ka thënë Krasniqi pa e dhënë një kohë të saktë se kur mund të ndodh kjo”, tha ai.
Por siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, mbledhja konstituive në Komunën e Zubin Potokut për momentin nuk mund të mbahet për shkak të barrikadave të cilat janë vendosur në këtë komunë nga bandat kriminale.

Telegrafi po ashtu e pyeti ministrin e MAPL-së, edhe për dy komunat tjera të veriut të Kosovës, Leposaviq dhe Zveçan se si shpjegohet që dy kuvendet komunale, do të mbesin pa u funksionalizuar deri më 23 prill të vitit 2023, ai tha: “Ky është proces ligjor. Pas zgjedhjeve do të krijohen organe të reja komunale”.
Krasniqi gjithashtu tregoi arsyen se pse këto dy komuna do të shkojnë në zgjedhje.
“Kuvendet Komunale të Leposaviq dhe Zveçan duhet të mbahen zgjedhjet, sipas asaj që është bërë publike nga KQZ-ja nuk ka kandidat të mjaftueshëm për zëvendësim. Për këtë është autorizuar mbajtja e zgjedhjeve edhe për këto KK”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Ndryshe, Lista serbe ka dhënë dorëheqje në fillim të muajit nëntor duke u larguar nga të gjitha pozitat institucionale në veri të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë