Bardhyl Meta ka rrëfyer disa prej momenteve më të vështira në jetën e ti, kur iu desh që të operohej për shkak të sëmundjes, si edhe për përkushtimin e madh të bashkëshortes së tij, këngëtares Adelina Thaçi, e cila ishte pranë tij në çdo çast.
Ai e ka quajtur heroinë bashkëshorten e tij, pasi që nuk e kishte lënë në asnjë moment vet gjatë ditëve të vështira.
“Për asnjë sekondë në gjashtë muajt e fundit të kalvarit tim me kancerin – s’më ka lanë asnjë sekondë vet – sikur edhe në ato 6-7 ditët e netët e rënda pas operacionit të dytë 12 orësh, kur unë isha në koma 7 ditëshe, një kohë kur Adelina nga 18 orë, më ka folur te veshi: për vajzat tona, për ne të dy e lidhjen tonë, më ka kënduar të gjitha këngët që i dua, mi ka lexuar qindra letra që vinin në ditë prej miqve, dashamirëve e familjareve tanë…”, shkruan mes tjerash në postimin e Metës.
Me këtë postim, Meta i ka rikujtuar përjetimet gjatë luftës me sëmundjen, ndërsa është shprehur krenar dhe me fat që Zoti ia ka dhuruar një burrneshë si bashkëshorte.
Theksojmë se ai u desh të mjekohej në Gjermani, duke qenë se sëmundja e tij ishte e rrallë dhe nuk mund të trajtohej në Kosovë. /Telegrafi/