Përfaqësuesja e Maqedonisë sot do të presë Lihtenshtajnin në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, njofton Telegrafi.

Përfaqësuesja e vendit tonë ende nuk ka shënuar fitore në terren vendas, pasi më herët në Shkup ka barazuar me Uellsin dhe Belgjikën.


Kapiteni i Maqedonisë Enis Bardhi, ks thënë se të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin:

"Na pret një ndeshje e vështirë, ashtu siç ndodhi edhe në Vaduz derisa e zhbllokuam rezultatin. Jemi të vetëdijshëm për sfidën, kemi bërë analizat tona dhe e dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Jemi të gatshëm për duelin me Lihtenshtajnin, dhe këto tre pikë mund të jenë vendimtare që ta mbyllim këtë cikël në vend të parë. Lihtenshtajni dhe Belgjika janë kundërshtarë krejtësisht të ndryshëm. Të gjithë e dimë se fitorja do të na sillte shumë. Shkojmë hap pas hapi, fillimisht të fitojmë sot, e më pas të mendojmë për sfidat e tjera.”

Ndeshja Maqedoni – Lihtenshtajn do të zhvillohet sot në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 18:00.  /Telegrafi/

telegrafi sport app