Site icon Telegrafi

Barcelona do ta ndjekë nga afër talentin belg, i cili shihet si pasues afatgjatë i Busquets

Barcelona do të përballet me Royal Antwerp në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve sot (e martë) mbrëma, por mund të shërbejë si një mundësi e improvizuar për të ndjek nga afër një lojtar që iu intereson.

Për herë të parë, Xavi Hernandez do të jetë në gjendje ta shikojë nga afër mesfushorin 18-vjeçar Arthur Vermeeren, i cili ka bërë bujë në vendin e tij duke siguruar shpejt një rol titullari në skuadrën e fituesve të titullit sezonin e kaluar.

Vermeeren u sugjerua për herë të parë sezonin e kaluar dhe dallohet për punën e tij mbrojtëse dhe aftësinë për të shpërndarë topin pasi e fiton atë.

Sipas mediumit Nieuwsblad, Antwerp e vlerëson Vermeeren 20 milionë euro, nëse Barcelona vendos të bëjë një lëvizje.

 

Thënë kështu, me Blaugranët që tejkalojnë kufirin e pagave të tyre këtë sezon, shumica e përpjekjeve të tyre pritet të përqendrohen në sjelljen e Vitor Roque në klub.

Kjo ka të ngjarë të përjashtojë një lëvizje të paktën deri në verën e ardhshme. Ndërkohë Vermeeren ishte gjithashtu një opsion nën regjimin e mëparshëm të Jordi Cruyff dhe Mateu Alemany, dhe nuk është e qartë nëse Drejtori i ri Sportiv Deco do të jetë një tifoz i lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version