Site icon Telegrafi

Barcelona regjistron edhe tre lojtarë të tjerë – por jo edhe Dani Olmon

Pau Víctor, Pablo Torre dhe Marc Casado janë regjistruar të gjithë në La Liga, sipas faqes zyrtare të Barcelonës.

Kjo pason regjistrimin e Inigo Martinez më herët të premten – mbrojtësi plotësoi vendin e lënë bosh nga i lënduari Ronald Araujo.

Ndërkohë, Alex Valle do të vazhdojë të luajë nën kontratën e tij të të rinjve për momentin.

Si të tillë, Dani Olmo dhe Vitor Roque janë dy lojtarët e vetëm të Blaugranas që nuk u lejuan të luajnë kundër Valencias këtë fundjavë.

Barcelona do të detyrohet që deri më 1 shtator të bëjë largime, në mënyrë që të bëjë regjistrimet e lojtarëve të mbetur për në La Liga.

Nuk do të jetë një detyrë e vështirë për Barcelonën, por që ata kërkojnë që nga shitja e lojtarëve të nxjerrin maksimumin. /Telegrafi/

Exit mobile version