Site icon Telegrafi

Barcelona publikon listën e lojtarëve që udhëtojnë në Amerikë – por ka shumë befasi

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve që janë të ftuar për ndeshjet para-szonale që i zhvillojnë në Amerikë.

Ajo çfarë bije në sy është përfshirja e prurjeve të reja si, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, me këta dy të fundit që kanë zhvilluar tashmë ndeshje miqësore.

Por, më interesantja është se edhe Frenkie de Jong është pjesë e listës, ndërsa lidhet me një kalim te Manchester United.

Lexo po ashtu Klauzola që Barcelona ia ka caktuar Dembeles, është shumë më e vogël se sa shuma që i paguan Dortmundit

Duket se holandezi është i vendosur të qëndrojë në “Camp Nou”, përkundër njoftimit nga klubi se ai duhet të largohet.

De Jong po insiston që do të respektojë kontratën që ka me klubin, edhe pse nuk pranon të ulë pagën e tij, pasi tashmë ka pranuar dy herë ta zvogëlojë atë.

Lexo po ashtu Te Bayerni, të gjithë i japin lamtumirën Lewandowskit

Andaj, Manchester United po e ka të vështirë transferimin e tij, duke ditur se lojtari e dashuron qëndrimin te Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version