Barcelona më në fund ka shlyer borxhin e saj ndaj Ousmane Dembele , shtatë vjet pasi nënshkroi anësorin nga Borussia Dortmund, raporton Bild.
Barça tani ka përfunduar të gjitha pagesat e bonusit dhe tarifat e transferimeve që i detyrohen Dortmundit për Dembelen. Tarifa totale e paguar për anësorin është 148 milionë euro.
Në vitin 2017, Barcelona ra dakord të nënshkruante Dembele nga Dortmundi për një vlerë fillestare prej 135 milionë euro.
Sidoqoftë, paketa totale ishte shumë më tepër kur përfshihen bonuset dhe shtesat.
Dembele u largua nga Barca në vitin 2023 kur PSG-ja pagoi klauzolën e tij të blerjes prej 50 milionë euro.
Anësori francez luajti 185 ndeshje për Barçën duke shënuar 40 gola dhe 43 asistime.
Koha e tij te Barca ishte e vështirë me shumë lëndime, por edhe me formën e francezit shumë të luhatshme.
Kur Dembele u largua nga Barca, Lamine Yamal doli në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/