LAJMI I FUNDIT:

Barcelona interesohet për shërbimet e Florian Wirtz

Barcelona interesohet për shërbimet e Florian Wirtz

Barcelona për shumë kohë ka qenë e interesuar për të nënshkruar me talentin gjerman Florian Wirtz dhe tani duket se ai do jetë njëri ndër objektivat kryesor për katalanasit në verën e ardhshme.

20-vjeçari i cili mund të luajë në disa pozitë në mesfushë, po cilësohet si një ndër lojtarët e rinj më të talentuar në Evropë dhe Barcelona shpreson se mund të nënshkruaj me të vitin e ardhshëm.

Sipas raportimeve në Gjermani, do të duhej një ofertë prej 100 milionë eurosh në mënyrë që Barcelona të bindë Bayer Leverkusenin që të ndajë rrugët me Florian Wirtz.


Wirtz pak kohë më parë la prapa vetes një lëndim serioz dhe tani është duke treguar përsëri kualitetin që ai posedon.

Deri më tash këtë sezon, Wirtz është paraqitur në shtatë ndeshje nën urdhrat e Xabi Alonsos, duke shënuar 3 gola e po aq asistime.

Ai më herët e ka pranuar se është tifoz i Barcelonës dhe katalanasit do mundohen ta shfrytëzojnë këtë në favorin e tyre.

Por duke parë momentalisht sitautën financiare tek Barcelona, ata nuk janë në një pozitë që të ofrojnë shumën e parave që Leverkusen po e kërkon për shërbimet e Wirtz.

Barcelona do të duhej të bënte shitjen e një lojtari të rëndësishëm para se të krijohen mundësitë për nënshkrimin me mesfushorin gjerman.

Barcelona po eksploron formula të ndryshme për nënshkrimet e përhershme me Felixin dhe Cancelon
Lexo po ashtu Barcelona po eksploron formula të ndryshme për nënshkrimet e përhershme me Felixin dhe Cancelon

Emri i Gavit është përmendur më herët si njëri ndër kandidatët e mundshëm për shitje në kampin blaugran.

Ka qenë Xavi ai që e ka bërë të qartë në të kaluarën se Gavi luan një rol të madh në planet e tij për të tashmen dhe te ardhmen.

Sidoqoftë, katalanasit janë serioz rreth nënshkrimit me Wirtz, dhe ata do të duhej të punojnë për të gjetur një mënyrë për të gjeneruar të ardhura të cilat do ua mundësojnë realizimin e këtij transferimi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori