Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona ka pasur një fat të keq me lëndime gjatë muajve të fundit dhe kjo tashmë ka vazhduar pasi ata kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.
Pas emrave si Marc Bernal dhe Marc-Andre Ter Stegen, i fundit i cili iu bashkua listës së të lënduarve ishte edhe Feran Torres.
Torres u detyrua që të largohej pas vetëm gjashtë minutave lojë në fitoren e së dielës ndaj Alavesit.
Barcelona tashmë ka konfirmuar se ai ka pësuar lëndim në muskujt hamstring dhe sipas Mundo Deportivo, ky lëndim do ta mbëjë atë jashtë fushave për dy muaj.
🚨 Ferran Torres estará dos meses KO
🚑 El extremo se vuelve a lastimar de la misma zona de la que ya tuvo problemas el pasado enero y causará baja 8 semana
✍️ @Mariio_RB https://t.co/J6vBIQr3Qv
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) October 7, 2024
Torres ka qenë një titullar i rregullt për Barcelonën që prej se Dani Olmo u lëndua në fitoren ndaj Gironës muajin e kaluar.
Humbja e reprezentuesit spanjoll është padyshim një lajm i keq për Flickun i cili e kishte përdorur atë si një alternativë të Olmos.
Lëndimi i tij mund të jetë një lajm i keq për teknikun gjerman, por jo edhe për dyshen Ansu Fati dhe Pablo Torre që tani pritet të marrin më shumë minuta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

Një skuadër angleze i ofron Liverpoolit 60 milionë euro për Darwin Nunez

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri