LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fillon përgatitjet për sezonin e ri

Barcelona fillon përgatitjet për sezonin e ri

Barcelona nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit të ri të saj Ernesto Valverde.

Një pjesë e mirë e futbollistëve të skuadrës katalanase kanë mbërritur tashmë në kryeqendrën e Katalunjës, për të kryer fillimisht vizitat mjekësore, e për të nisur më pas stërvitjen.

Në qendrën sportive të Barcelonës ishin të pranishëm edhe Luis Suarez, Ivan Rakitiç e Javier Mascherano, ndërkohë që shumë shpejt pritet të vijnë edhe Arda Turan, Gerard Pique, Neymar dhe Messi.


Lajmet e fundit rreth Barcelonës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Këta të fundit ndodhen aktualisht në Japoni për një shfaqje promovuese të organizuar nga kompania “Rakuten”, që do të jetë sponsori i ri i Barcelonës.

Klubi katalanas ka nënshkruar me “Rakuten” një kontratë sponsorizimi 4-vjeçare, për një shifër prej 55 milionë eurosh në vit, së cilës mund t’i shtohen edhe bonuse të tjera.

Mësohet se Barcelona do të fitojë nga kjo kontratë, 1.5 milionë euro të tjerë për çdo fitore të titullit kampion të Spanjës në La Liga, e 5 milionë euro të tjerë për çdo triumf në Champions League. Kontrata mes Barcelonës dhe “Rakuten” ka një opsion për rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori