Site icon Telegrafi

Barcelona duhet ta falënderojë Evertonin, 52.6 milionë euro në arkat e klubit prej blerjeve dhe huazimeve të bëra nga anglezët

Barcelona duhet ta falënderojë edhe zyrtarisht Evertonin, pasi këtë verë klubi i La Liga mori nga ai i Ligës Premier një total prej 52.6 milionë euro.

Everton ka marrë Lucas Dignen, pastaj edhe Yerry Minan dhe Andre Gomesin  këtë të enjte.

Për Minan në garë ishte edhe Manchester United, por u tërhoq nga negociatat atë mëngjes të së enjtes.

Evertoni dhe Barcelona kanë diskutuar gjatë gjithë ditës të enjten dhe në fund kanë rënë dakord për një çmim prej 30.2 milionë fiks, plus 1.5 euro bonuse për mbrojtësin.

Shitja e Minas nga klubi i Camp Nou mund të shihet si një sukses në financa, pasi ai në janar ishte blerë për 11.8 milionë euro.

Pas gjashtë muajsh dhe një Kampionati të mirë Botëror, klubi e ka shitur tre fish më shumë se sa kanë paguar për të.

Por largimi i Gomes nuk ishte aspak aq fitimprurës.

Barcelona donte 20 milionë euro për të, por askush nuk ishte i gatshëm ta paganet këtë çmim.

Në fund, portugezi do t’i kushtojë Evertonit 2.2 milionë euro për huazimin dhe do të paguajë pagat e tij në tërësi.

I pari që u ble ishe Lucas Digne që kaloi te klubi anglez për 20.2 milionë euro.

Barcelona ka larguar tre rezervistë dhe ka mbushur arkat e klubit me para, për atë Marca shkruan se, katalunasit duhet të falënderojnë klubin anglez./Telegrafi/

Exit mobile version