Detaje të reja janë vënë në skenë mbi ngjarjen e ardhshme Community boost_r, mbi të cilën folën në pjesën e parë të Barcamp, Alicja Peszkowska (Fundacja TechSoup) dhe Darko Sokovic (Dokukino), njerz kyç në organizimin e ngjarjeve të ngjashme në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
“Me një iniciativë të qytetarëve, kompanive e organizatave mund të jetësohen projekte që nxisin aktivitetin qytetar në përmirësimi ne jetës së tyre, qoftë ajo edhe përmes një aplikacioni që mat miton, që ishte prezantuar kohë më parë në një shtet të rajonit, në një ngjarje të njgashme” u shpreh Darko, duke vënë në pah detaje mbi atë se për çfarë gjëra mund të aplikojnë të interesuarit. “Ju mund të aplikoni me çfarëdo projekti, që thjesht ka një aspekt shoqëror, një problem që zgjidh e një të ardhmen deri diku të projektuar mirë, financiare” shtoi Alicja, sipas së cilës nuk është e nevojshme që të jetë një OJQ që gjithsesi të aplikojë në Community Boost_r, por mund të aplikojë secili e që në një formë do të bashkëpujnojë me ndonjë organizatë. Ngjarja do të implementohet nga IPKO Foundation në bashkëpunim me Fundacja TechSoup dhe Dokukino, në partneritet me TechSoup Global, Zasto ne, dhe me mbështetje të Charles Stweart Mott Foundation dhe National Endowment for Democracy. Për tre vendet e para do të ketë grante nga 5,000 dollar, ndërsa nuk do të mungoj përkrahja nga Community Boost_r për hapat e mëtutjeshëm.
Art + Freelancing
“Prej inxhinierit të ndërtimtarisë, në një artist të pasionuar pas skulpturës” ishte fjalia me të cilën përshkroi rrugëtimin e karrierës së tij Leutrim Fishekqiu, që me festivalin Sculpfest që është organizuar për të dytën here këtë vit në Prizren, ka ngjallur një format më ndryshe të Prizrenit gjatë dimrit. “Gjatë dimrit zakonisht bie numri i ngjarjeve, megjithatë me Sculpfest kemi arritur të bëjmë ndryshim dhe të sjellim një frymë më ndryshe” u shpreh Leutrimi, që tregoi edhe mbi aspektin shoqëror që ka ngjarja, në komunikim me mysafir prej shteteve të tjera të botës, të cilat veçanërisht janë prej pjesës që ende nuk kanë njohur Kosovën.
Umbrella, një ekip i “freelancers” të suksesshëm nga Kosova, prezantuan në mënyrë mjaft atraktive me folësin Burim Shala, punën që kanë bërë deri tani dhe sukseset e arritura në Themeforest. “Shokë me eksperienca të ndryshme të mbledhur në një vend e me një qëllim: që të eksportojmë sa më shumë prej Kosovës drejt një tregu global” ishte mesazhi që përcolli para audiencës Burimi, duke theksuar edhe karakteristikat e punës dhe përkushtimit prapa kualitetit të jashtëzakonshëm të produkteve që sjellë në konkurrueshmëri globale Umbrella’në. “Me kualitet dhe produkte të kualitetit të lartë mund të depërtohet në tregun global, dhe këtë e dëshmon edhe suksesit e produkteve tona që janë përzgjedhur në një “Corporate Bundle”, që ka shënuar një record të shitjes në Envato – Themeforest, mbi të cilën gjë jemi shumë krenar, dhe veçanërisht pasi në këtë mes ka qenë edhe një tjetër grup nga Kosova” shpjegoi Burimi, që ishte një shembull inspirues sesi mund të ecin tutje edhe të rinj të tjerë nga Kosova.
Takimi i dymbëdhjetë me radh në Barcamp Prishtina solli mbi 130 pjesëmarrës, ndërsa vlen të theksohet se kishte mjaft aktivitet edhe në rrjet sociale, ku në Facebook mund të gjeni detaje këtu dhe në Twitter mund të kërkoni më shumë me #BCprn. Sponsor gjeneral i BarCamp Prishtina është IPKO Foundation, ndërsa sponsor medial telegrafi.com dhe digjitale.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale “Dynatomics”

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus – befason përgjigja e tij

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale "Dynatomics"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja