Mesfushori i Tottenhamit është cak i ri i kampionëve të Evropës, të cilët janë të gatshëm ta thyejnë rekordin e transferimeve për një lojtar britanik.

Barcelona mendohet se po bën gati një ofertë 50 milionëshe për anësorin anglez, dhe është e bindur se kjo shumë është e mjaftueshme për të mposhtur rivalët si Inter dhe Real Madrid.


Por, sipas Goal, Blaugranët nuk e duan lojtarin detyrimisht këtë verë dhe janë të gatshëm të presin edhe një vit për të parë progresin e lojtarit gjatë muajve të ardhshëm.

Në anën tjetër Tottenhami pritet të rezistojë për të mbajtur Bale, por nëse ata dështojnë edhe një herë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sigurisht se ai do të jetë e pamundur të mbahet. /Telegrafi/

telegrafi sport app