Site icon Telegrafi

Barazim në kryeqytet, Drita shënon fitore të madhe

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja kryesore u zhvillua në kryeqytetin kosovar Prishtinë, ku u ndeshën Prishtina dhe Hajvalia.

Në një ndeshje ku mblodhi tifozë, dy skuadrat Prishtina dhe Hajvalia nuk arritën të shënonin gola duke përfunduar ndeshja 0-0.

Kështu pas këtij barazimi, Hajvalia mbetet shtatë pikë larg Feronikelit

Drita ka arritur të shënoi një fitore tejet të vlefshme në luftë për mbijetesë ku mposhti Lirinë 1-0.

Pjesa e parë kaloi në dominim të Dritës por gola nuk kishte. Ndërkohë në minutën e 65-të erdhi goli i shumëpritur për gjilanasit, kur Shqiprim Kelmendi harkoi dhe mbrojtësi Erdin Hashani shënoi me kokë për 1-0.

Fitore të lehtë ka shënuar edhe Besa, fitore e cila ishte e para në drejtimin e trajnerit Ilir Nallbani.

Pejanët kanë mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Drenicën, duke i vështirësuar punët kuqezinjve.

Golat për Besën u shënuan nga Fetim Kasapi dhe dy të tjerë nga Kastriot Rexha.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme në Vushtrri me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për bardh e gjelbërtët e shënoi mesfushori Mentor Zhdrella në minutën e 79-të. /Telegrafi/

Exit mobile version