Banorët e fshatit Rashincë të Komunës së Shtimes sërish kanë reaguar lidhur me punimet e ujësjellësit që po zhvillohen në këtë lokalitet. Sipas banorëve, ekzekutivi i komunës ka nisur hapjen e puseve në këtë fshat për ta furnizuar qytetin dhe fshatrat tjera, ndërkaq lokaliteti i tyre përballet me mungesë të ujit. Ky lokalitet me çdo kusht po synon t’i ruaj burimet e veta për familjet e tyre.
Banorët e Rashincës kanë organizuar protesta por edhe kanë deponuar ankesa në Komunë, mirëpo deri tash pa sukses.
Këshilli i fshatit nëpërmjet një njoftimi i është drejtuar drejtpërdrejt kryetarit të Komunës Qemajl Aliut, lidhur zhvillimet e fundit pas mbledhjes së fundit të banorëve.
“I nderuar Kryetar z.Qemajl Aliu, në takimin e mbajtur me qytetarët e fshatit Rashincë, për çështjen e ujësjellësit ku prezent ishin edhe zyrtar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, si dhe zyrtar tjerë nga Kuvendi Komunal dhe gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit u diskutuan shumë çështje dhe u shprehen shumë pakënaqësi, për sa I përket punimeve (që tani për tani po bëhen te puset e ujit në fashatin Rashincë) dhe ofrimit të shërbimeve të ujit”, thuhet në njoftimin e këshillit të banorëve.
Sipas tyre, në fillim të viteve 2000 organizata ndërkombëtare “OXFAM” e mbështetur nga “USAID”-i, bënë hulumtime në fshatin Rashincë dhe pas disa mbledhjeve maratonike me Kuvendin Komunal të asaj kohe dhe me banorët e fshatit, është vendos që të hapen dy puse dhe të bëhet rezervari i tyre në fshatin Rashincë
“Pas një kohe jo shumë të largët udhëheqësit komunal të asaj kohe në bashkëpunim dhe koordinim edhe me KRU-në, shtrin rrjetin edhe në fshatrat tjerë siç janë: fshati Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë dhe fshati Gjurkovc, me të njëjtat kapacitete të puseve dhe të rezervarit, dhe ne, fshati Rashincë nga ai moment e deri më sot në 90% të kohës nuk kemi pasur e edhe tani nuk kemi ujë, dhe e “mira” e krejtë saj ishte se puset tona që kishim nëpër oborret tona humben ujin dhe jemi detyruar që secili nga banoret të hapim puse të reja, ( sepse ngelem edhe pa puse edhe pa ujësjellës)”, thuhet më tej në njoftim.
Këshilli i fshatit më tej ka sqaruar se me fillimin e punimeve së fundi kah mesi i muajit gusht të këtij viti, banorët e fshatit nuk kishim njohuri se çfarë në saktësi po punohet aty.
“Pasi kemi kuptuar se aty po përgatiten për shpime të reja edhe me dy puse me qëllim që një gyp të drejtohet drejtpërdrejt për të furnizuar qytetin e Shtimes dhe fshatrat tjera dhe një pjesë tjetër e ujit do shfrytëzohet nga rrjeti i tanishëm për fshatrat e rrafshit, ne kemi organizuar edhe takime me banorët për sqarime dhe konsultime zyrtar nga Komuna e edhe juve personalisht, nuk keni qenë të gatshëm e as të çashëm për të na dëgjuar hallet tona. Kemi organizuar protestë dhe kemi ngritur peticion me 226 nënshkrime dhe me datë 18.10.2024 e kemi dorëzuar në Kuvendin Komunal në Shtime duke e adresuar drejtë te ju kryetar, përmbajtja e peticionit ka qenë e thjesht, që të ndalen punimet, mirëpo asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje”, thuhet më tej në njoftim.
Këshilli i fshatit ka kritikuar edhe kuvendin komunal pasi kanë kërkuar të vendoset një pikë e rendit të ditës, për të diskutuar rreth kësaj çështje, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.
“Kërkojmë të ndërpriten punimet menjëherë dhe të mos vazhdohet tutje, mos na merrni në qafë neve dhe pasardhësit tanë duke na shtjerrur edhe këto puse që me mund e sakrificë i kemi hapur viteve të fundit. Prandaj kryetar ne banorët e fshatit Rashincë ju bëjmë thirrje që punimet të ndalen dhe të mos vazhdohet tutje. Nëse tentohet të vazhdohen punimet ne do të detyrohemi të përdorim mjete tjera juridike për parandalimin e kësaj dukurie negative për fshatin tonë”, thuhet më tej në njoftim.
Në anën tjetër telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga kryetari i Shtimes Qemajl Aliu, por ai nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/
Lexo edhe: https://telegrafi.com/hapja-e-puseve-te-ujit-ne-rashince-te-shtimes-perplas-banoret-ekzekutivin/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët