Për më shumë se dy dekada lagja 146 e qytetit të Tetovës po vuan mungesën e ujit për pije.
“Shumica e çezmave në këtë lagje janë në gjendje të këtillë, i lëshon por ujë nuk kanë. Ky problem është me vite të tëra në këtë lagje të qytetit të Tetovës dhe me vite të tëra po premtohet rregullimi i sistemit të ujësjellësit, megjithatë, nuk ka asnjë rezultat. Në situatë të njëjtë janë edhe fshatrat Poroj e Xhepçisht, ku madje vite më parë u dërguan edhe gypat për sistemin e ri të ujësjellësit, por kanë mbetur në diell prej vitesh dhe problemi nuk zgjidhet”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Banorët ankohen se për të siguruar ujin e pijes, duhet të mbushin rezervuarët e plastikës, të cilët shpesh janë me shumë baltë e rërë dhe shumë të dëmshëm për shëndetin.
“Prej këtij rezervuari kam nxjerrë katër kova me baltë. Jo diçka tjetër por baltë, me plot kuptimin e fjalës. Dhe me këtë ujë duhet të lajmë të pastrohemi të lajmë enët se për pije jo. Për pije ikim te çezma poshtë dhe mbushim bidonët”, tha një banor.
“Si pas kushteve që kishim e vendosën sistemin e ujit nga lartë por ende nuk është e lëshuar. Ne përdorim ujin e malit tjetër nuk kemi. Me bure mbushim kur vjen ndonjëherë natën. Kjo është shumë e rrezikshme por e përdorim çka të bëjmë, për larje për pije. Pastaj mbushim edhe tek Arabati poshtë, kjo është”, u shpreh një banor tjetër.
“Jo s’ka ujë. Unë kam hap pus për vete. Ndonjëherë vjen uji por shumë rrallë, duhet ta ndjekësh kur vjen. Me bure më tepër”, theksoi një banor.
Kontaktuam edhe komunën e Tetovës, nga ku thanë se punimet do të fillojnë së shpejti sepse, sipas tyre, prokurimi publik ka përfunduar.
“Prokurimi publik ka përfunduar. Së shpejti ndërmarrja do del dhe do sheh problemin që ka kjo zonë dhe do nisin punimet në këtë zonë”, tha Besar Durmishi, Komuna e Tetovës.
Lagja 146 numëron afërsisht 600 shtëpi, mbi 200 prej të cilave janë në procedurë të legalizimit, ndërsa numri i banorëve është rreth 2000.
Pjesa më e madhe e lagjes është zgjeruar pas vitit 2002, kur edhe kanë filluar ndërtimit në pjesën e epërme të lagjes, apo në rrugën që njihet si Rruga e UÇK-së./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?