Ndryshimet klimatike paraqesin sfida të mëdha në gjithë botën. Temperaturat në rritje, shpërthimet e stuhive, dhe rritja e nivelit të deteve po ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në jetën e përditshme, si dhe në ekonominë globale.
Në këtë kontekst, Banka për Biznes (BPB) të martën (1 tetor) ka bërë një hap të rëndësishëm duke lansuar iniciativën e Gjelbër, një strategji që synon të mbështesë projekte të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin përmes kredive të gjelbra për klientët privatë dhe bizneset.
Iniciativa e Gjelbër e BPB-së paraqet një hap të rëndësishëm drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët dhe bizneset për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.
Në lidhje me këtë kryeshefja ekzekutive e BPB, Mimoza Godanci Aliu, theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për klientët që të investojnë në kursimin e energjisë.

“Sot ne e lancojmë iniciativën e Gjelbër, në bashkëpunim me BERZH-in. Kjo është një mundësi për klientët tanë të financojnë investimet në kursimin e energjisë, si për individët ashtu edhe për bizneset”, deklaroi Godanci Aliu.
Ajo theksoi se kredia për investimet e gjelbra ndihmon në uljen e kostove të energjisë elektrike dhe ndihmon në prodhimin më efikas, duke kontribuar gjithashtu në reduktimin e ndotjes.
Siç theksoi Godanci-Aliu iniciativa ofron edhe një komponent grant, ku 20 përqind e investimit mund të kthehet në formë të parave, duke e bërë investimin edhe më atraktiv për klientët.
“Çdo veprim sado i vogël, qoftë dhe vetëm kalimi në shfrytëzimin e materialeve të qëndrueshme ose kursimi i energjisë, do të krijojë një efekt zinxhiror që na mundëson menaxhimin më të mirë të ndryshimeve globale”, u shpreh ajo.
“Sot, bashkë po lansojmë iniciativën e gjelbër të bankës, e cila fokus ka ofrimin e zgjidhjeve më të mira për vetëdijesim dhe investime të gjelbra për klientë individualë dhe për biznese. Pra, ne synojmë të jemi partner dhe mbështetës për individët dhe bizneset në rrugëtimin e tyre drejt qëndrueshmërisë.”
Kjo iniciativë ka filluar me përkrahjen e BERZH-it, përmes programit Programit Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër – GEFF, dhe USAID.
Përmes programit GEFF, BPB-ja siguron financim për familjet që rinovojnë shtëpitë e tyre ose ndërtojnë shtëpi të reja dhe investojnë në teknologji efiçiente ndaj energjisë.
Ndërsa, Sergiy Maslichenko, drejtor i BERZH-it në Kosovë, e theksoi rëndësinë e ekonomisë së gjelbër si një prioritet kryesor për institucionin e tij.
“Ne po mbështesim qeverinë e Kosovës dhe bizneset që investojnë në efikasitetin e energjisë dhe energji të ripërtëritshme,” tha ai.

Ky bashkëpunim i BERZH-it me BPB-në përfshin një fond prej 4 milionë eurosh, i cili do të fokusohet në sektorin rezidencial, duke financuar izolimin e shtëpive, vendosjen e paneleve solare dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë në përgjithësi.Maslichenko shprehu besimin se ky program do të sjellë benefite ekologjike, financiare dhe sociale për Kosovën.
Kurse bizneset kanë përkrahjen e USAID-it, të cilët përmes Investment Promotion and Access to Finance Activity kanë përkrahur BPB-në në zhvillimin e produktit kreditor të gjelbër për biznese, si dhe në trajnimin mbi vetëdijesimin dhe qasjen në investime të gjelbra për ta, projekt të cilin e shtjelloi më thellësisht Eric Guetschoff, zyrtar për biznese private në USAID.
Eventi i lansimit u përmbyll me një panel diskutimi në mes të bankës dhe institucioneve vendore kyçe për arritjen e objektivave të gjelbra të vendit. Besnik Berisha nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe Driton Hetemi nga Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë treguan më tepër rreth projekteve me anë të së cilave mbështesin bizneset dhe individët në transformimin e tyre të gjelbër. Bashkë me Bankën e Vendit u dakorduan për të vazhduar projektet e përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit