Pas kolapsit të vlerës së aksioneve të Deutsche Bank, në fund të shtatorit ajo u ndodh nën nivelin e dhjetë eurove – në ditët e para të tetorit kursi u ngjit sërish. Por nuk mund të flitet për qetësim të situatës. Në Uashington, ku këto ditë takohet elita financiare e botës, shtëpia bankare gjermane është temë numër një diskutimi. Të paktën pas perdeve. Por edhe në deklarata zyrtare: Deutsche Bank duhet t’i bëjë detyrat e saj të shtëpisë – ky është paralajmërimi që vjen nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të përmendësh një bankë të vetme: ky është një fenomen tepër i pazakonshëm. Menjëherë Berlini zyrtar u ankua në Uashington – gjë që nuk e bën më të mirë gjendjen.
Në fund të fundit, aktualisht nuk po përpiqet vetëm shefi i Deutsche Bank, John Cryan, por edhe qeveria gjermane që ta ulë një gjobë prej 14 miliardë dollarësh me të cilën kërcënojnë autoritetet e SHBA. Argumenti kryesor: një dënim i tillë do ta rrënonte bankën. Por, kjo do të linte gjurmë të qarta edhe në SHBA. Në Gjermani ndërkohë shefat e sipërmarrjeve të mëdha janë të shqetësuar për gjendjen e Deutsche Bank dhe bëjnë deklarata verbale në mbështetje të bankës. Në rast ekstrem, thuhet, nuk do të jepet ndihmë vetëm me fjalë, por edhe me para. Sigurisht: nuk do të ishte me vend keqardhja.
Deutsche Bank nuk është e vetmja që ndodhet në këtë gjendje modeste. Vetëm këtë javë, Commerzbank-a gjermane, holandezja ING dhe spanjollja Banco Popular lajmëruan shkurtimin e gjithsej 20.000 vendeve të punës. Që prej shpërthimit të krizës financiare, bankat e Evropës kanë shkurtuar tashmë më shumë se 150.000 vende.
Dobësimi i shumë ekonomive popullore në Evropë për shkak të krizës financiare, ka çuar edhe në politikën e interesave bankare zero të Bankës Qendrore Evropiane. Interesat e ulëta bankare mund ta kenë penguar nga njëra anë kolapsin ekonomik. Nga ana tjetër kemi një shpronësim gjigant të vlerës së parave të kursyera. Dhe natyrisht që pa interesa bankare bankat nuk janë vërtet në gjendje të mbijetojnë. Por: ja që atyre u duhet edhe një model biznesi i sigurt për të ardhmen. Në rastin e Deutsche Bank ky model mungon. Për sa i përket Deutsche Bank, këtu nevojitet tani një lëvizje çliruese. Për shembull një shkëputje e degës së investimeve. Ose shitja e administrimit të pasurive. Ose, ose, ose. Banka duhet të arrijë më në fund që të kalojë në ofensivë. Ajo duhet të zhvillojë një profil të ri. Kanë nisur shumë procese, por në një anije të tillë të madhe natyrisht që duhet të kalojë shumë kohë sa të ndihet efekti. Por këtë kohë banka nuk e ka më. Lëngimi duhet të marrë fund. Përndryshe mbetet vetëm çështja: kujt i duhet në fakt kjo Deutsche Bank?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit