LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore mbështet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

Banka Botërore mbështet përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Projektin për Qasje Gjithëpërfshirëse për Forcimin e Sistemit Shëndetësor në Kosovë (KOMPAS), i cili synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe qeverisjen për cilësinë e kujdesit në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Në njoftim thuhet se projekti do të mbështesë forcimin e kapaciteteve institucionale, do të rrisë ofrimin e shërbimeve dhe financimin e shëndetësisë dhe do të përmirësojë sistemet e informacionit. Kjo do t’u mundësojë ofruesve të shërbimeve të regjistrojnë dhe ndajnë informacionin thelbësor shëndetësor, duke lejuar monitorimin dhe matjen në kohë reale të performancës së sistemit shëndetësor.

“Ndërhyrjet e projektit do të përqendrohen në përmirësimin e qeverisjes dhe mekanizmave institucionalë për cilësinë e kujdesit, monitorimin, ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe koordinatorëve të cilësisë për përdorimin e udhëzimeve klinike, mbështetjen për Inspektoratin Shëndetësor, investimin në infrastrukturën kritike dhe ngritjen e kapaciteteve për gatishmëri dhe reagim të sistemit të shëndetit publik, duke ofruar mbështetje teknike për ndërhyrjet financuese shëndetësore që do të ndihmojnë në zhvillimin e kapaciteteve strategjike për blerje të shërbimeve me cilësi të lartë. Projekti do të mbështesë gjithashtu zhvillimin e një sistemi të integruar të informacionit shëndetësor (IHIS) për të përmirësuar cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim.


“Ka pasur progres në zhvillimin e kornizës ligjore dhe kushteve të tjera për forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, por për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të kujdesit për popullatën, themeli i sistemit shëndetësor të Kosovës duhet të forcohet më tej”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas BB-së mbështetja financiare e miratuar nga Bordi për këtë projekt është 18.6 milionë euro (ekuivalente me 20 milionë dollarë), një kredi me kushte koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore. Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë projekt është 25 vjet, e cila përfshin një grejs-periudhë 5-vjeçare.

Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit, e cila më pas duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës në mënyrë që fondet e projektit të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Në fund thuhet se Ministria e Shëndetësisë e Kosovës do të jetë Agjencia Zbatuese dhe do të jetë përgjegjëse për zbatimin e përgjithshëm të projektit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kalo në kategori