LAJMI I FUNDIT:

Bamieh fiton një pjesë të rastit ndaj EULEX-it (Video)

Bamieh fiton një pjesë të rastit ndaj EULEX-it (Video)

Ish-prokuroja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila kishte bërë publike shumë shkelje brenda misionit evropian, e ka fituar betejën e parë ndaj EULEX-it.

Me të nisur rasti, EULEX-i kishte bërë kërkesë në Tribunal që të ketë gjykim të mbyllur, që nënkupton se mediet nuk do të mund të raportonin për rastin në asnjë fazë, raporton KTV.

Por, gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.


“Pohimet e zonjës Bamhie mund të jenë të mira ose të këqija, kjo nuk është relevante. Ato përfshijnë akuza për sjellje të pahijshme. Publiku ka interes të dijë për këto akuza”, shkruan në aktgjykimin që e ka siguruar KTV-ja.

Kështu, bazuar në këtë vendim, Tribunali i Punës e ka detyruar EULEX-in që t’i paguajë Bahmies shpenzimet e kësaj pjese të gjykimit, në vlerë prej 10 mijë e 500 funte – plus TVSH.

EULEX-i ende nuk e ka paguar këtë shumë derisa vlera e interesit për të është 8 për qind ose 840 funte.

Misioni evropian për sundim të ligjit, nuk ka qenë në gjendje të komentojë për rastin.

KTV-ja ka mësuar se brenda pak javësh pritet të merret vendimi nëse Maria Bamhie ka të drejtë të padisë Zyrën e Punëve të Jashtme dhe EULEX-in.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori