Skuadra e rikthyer në Superligën e Kosovës, Ballkani nga Suhareka është mposhtur në javën e shtatë në udhëtim te Drenica.
Portokallinjtë kanë reaguar me një komunikatë për media për ndeshjen e humbur në Skënderaj.
Jo vetëm për ndeshjen ndaj Drenicës, suharekasit pretendojnë se janë dëmtuar edhe ndaj Trepçës ’89 javën e kaluar në Suharekë.
Më poshtë keni reagimin e plotë të Ballkanit:
Klubi Futbollistik “Ballkani” Suharekë, pas 7-të xhirove të para të zhvilluara në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, ka analizuar rrjedhën e deritashme të ndeshjeve, duke arritur të grumbullojmë 8 pikë.
Si anëtar i ri i IPKO Superligës, jemi duke bërë gjithçka që të japim më të mirën si në organizimin sa më profesional të klubit, ashtu edhe në pjesëmarrje tonë në kampionat.
Të gjithë jeni dëshmitarë me organizimin e ndeshjeve si vendas në stadiumin e qytetit në Suharekë, dhe mikpritjen që po i bëjmë ekipeve mysafire, zyrtarëve të ndeshjes, delegatëve, gjyqtarëve dhe mediave.
Por, duke analizuar një nga një ndeshjet e zhvilluara deri më tani, ne si klub shprehim shqetësimin tonë kundrejt gjyqtarëve të futbollit të cilët konsiderojmë se po na dëmtojnë direkt në rezultat.
Siç e dimë të gjithë se futbolli kosovar, ka vetëm pak kohë që u pranua në institucionet ndërkombëtare në FIFA dhe UEFA, dhe jemi në vëzhgimin direkt të tyre, andaj kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës, që të jenë më vigjilentë ndaj gjyqtarëve të futbollit, të cilët nuk janë në krye të detyrës, për atë që janë të thirrur, pra të ndajnë drejtësinë.
Në dy ndeshjet e fundit të FC Ballkanit, ndaj Trepçës ’89 dhe Drenicës, konsiderojmë se gjyqtarët na kanë dëmtuar rëndë duke ndikuar direkt në rezultat.
Në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 të zhvilluar në Suharekë, më së paku është pritur nga gjyqtari i cilësuar si më i miri në Kosovë, Genc Nuza, i cili nuk ka akorduar penallti të pastër në min. e 5-të si dhe në min. 49-të pa u hamendur fare përjashton futbollistin tonë Egzon Shabani, direkt me kartonin e kuq.
Ndërsa dje në Skenderaj në ndeshjen kundër Drenicës, gjyqtari Selim Isufi dhe asistentët e tij, ishin shumë tendencioz me vendimet e tyre duke na dëmtuar në golin e dytë të ekipit vendas, nga pozita jashtë loje (min 55-të) si dhe në të njëjtën minute nuk akordon penallti në të mirë të FC Ballkanit, kur futbollisti vendas ndal topin me dorë brenda zonës së 16-të metërshit.
Lidhur me rastet e lartë cekura jemi të gatshëm ti argumentojmë me video në ndonjë emision televiziv.
Madje as nga analistët televiziv e as nga ekspertët e Referimit të cilët mbajnë emisione për sportin përkatësisht futbollin nuk komentojnë rastet se sa është dëmtuar FC Ballkani,por në të kundërtën kalohet sikur mos të kishte zhvilluar ndeshje FC Ballkan-i fare.
Jemi te shqetësuar tej mase për padrejtësitë që po na bëhen, prandaj nuk kërkojmë të na ndihmojnë por kërkojmë korrektësi e FAIR PLAY sepse edhe ne besojmë që futbollit kosovar i kemi dhënë dimension tjetër me organizim e me investime që kapin vlerën qindra e mijëra eurove që po i investohen nga pronarët e rinj në klub. Kërkojmë vetëm Fair Play që mos t’i zhgënjejmë këta investitor që patëm fatin t’i kemi. Nuk dëshirojmë që nga parregullsitë e disa individëve tendencioz që të zhgënjehen Investitorët e klubit të cilët e kanë ngjallur sportin përkatësisht futbollin ne qytetin tone!!!
Andaj kërkojmë të mos dëmtohemi-!!!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Coutinho bëhet kandidat për “Golin e Vitit” – shënon një ‘perlë’ nga distanca

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Jamie Carragher garon me IShowSpeed në CBS Sports – njëri prej tyre përfundon me pantallona të grisur

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Jamie Carragher 'tradhton' iShowSpeed-in, ia zbulon emrin e vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi