Balje: Nuk e kam votuar Bashën për kryetar, barazoi 'Zotin me gjygym'

Deputetja Duda Balje sot para nisjes së seancës konstituive tha se nuk ka votë për asnjë kandidat nga komuniteti serb për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Balje tha se nuk beson që do të dilet lehtë nga kjo krizë, ndërkaq tha se nëse eventualisht konstituohet Kuvendi atëherë Dimal Basha ka mundësi të jep dorëheqje dhe deputetja Albulena Haxhiu të jetë në vend të tij.
“Unë nuk kam votë për asnjë kandidatë nga komuniteti serb”, tha ajo.
Tutje, deputetja Balje tha se nuk e ka votuar Bashën për kryetar të Kuvendit për shumë arsye, ndërsa të cilat siç tha ajo është edhe deklarata për Zotin.
“Unë personalisht nuk votova për Bashën për shumë arsye. Një ndër arsyeve është pse ka barazuar Zotin me gjygym... Basha mundet të jetë deputet, kryetar por një person i drejtë dhe i pastër kurrë”, tha ajo. /Telegrafi/
















































