LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles me renditje të re në ranglistën botërore të CS:GO pas suksesit në Rio

Bad News Eagles me renditje të re në ranglistën botërore të CS:GO pas suksesit në Rio
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka përfunduar garën në turneun IEM Rio Major në vendin e 12 –të, duke fituar çmimin rreth 20.000 dollarë.

Në këtë turne Bad News Eagles arritën që të kualifikohen në fazën ‘Legends Stage’ ku mposhtën shumë skuadra të mëdha botërore, përfshirë këtu edhe ekipin më të mirë në botë FaZe, të cilët i eliminuan nga gara.

Pas paraqitjes fantastike në IEM Rio Major, tani ekipi Bad News Eagles renditet në vendin e 17 –të në ranglistën botërore të CS:GO, gjashtë vende më poshtë se herën e fundit.


Me këtë renditje ekipi shqiptar ka lënë mbrapa ish ekipin më të mirë të botës, si dhe fituesin e shumë turneve Major, Astralis të cilët renditen në vendin e 18 –të.

Të gjithë suksesin skuadra shqiptare po e arrin pa qenë pjesë e ndonjë organizate, dhe nuk dihet nëse në të ardhmen do të gjejnë shtëpinë e tyre të duhur.

Gara e radhës për ekipin Bad News Eagles pritet të jetë në turneun kualifikues ESL Challenger League. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori