Site icon Telegrafi

Babai në Fushë Kosovë raporton se dy fëmijët e tij janë zhdukur

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 15.02.2023, në Fushë Kosovë.

Po ashtu thuhet se rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version