LAJMI I FUNDIT:

Babadimri ka nisur udhëtimin nëpër botë, përcilleni drejtpërdrejtë

Babadimri ka nisur udhëtimin nëpër botë, përcilleni drejtpërdrejtë

Babadimri dhe dreri i tij kanë nisur udhëtimin e tyre nëpër botë, dhe do të ndalojnë në shumë vende në 24 orët e ardhshme.

Çdo vit, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) ofron gjurmim në kohë reale të Babadimrit, ndërsa ai udhëton nëpër botë, transmeton Telegrafi.

Kjo traditë ka vazhduar që nga viti 1955, kur një gabim në reklamën e një dyqani e bëri një fëmijë të telefononte qendrën e komandës ushtarake duke kërkuar të fliste me Babadimrin.


Koloneli i Forcave Ajrore, Harry Shoup, i cili iu përgjigj thirrjes atë natë, vendosi të argëtohej pak dhe mori rolin e Babadimrit.

Pas kësaj, erdhën më shumë telefonata, prandaj ai ia ngarkoi detyrën një zyrtari që të merrte të gjitha telefonatat, dhe kështu filloi një zakon feste që NORAD e vazhdoi pas krijimit të tij në 1958.

Për dekada, NORAD ka lënë mënjanë detyrat e saj normale të hapësirës ajrore, për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në lidhje me udhëtimet e Babagjyshit dhe misionin e tij për dhënien e dhuratave.

Çdo vit, të paktën 100,000 fëmijë telefonojnë NORAD për të pyetur vendndodhjen e Babadimrit dhe miliona njerëz ndjekin udhëtimin e tij përgjatë meridianëve të Tokës në internet. Tani mund ta bëni edhe ju. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori