Punëtorët teknik dhe punëtorët e sigurimit nga e premtja do të fillojnë me refuzimin e kryerjes së punëve në qendrat spitalore, qendrat mjekësisë familjare dhe ambulanca, në shenjë proteste për mospagesën e këtyre punëtorëve me nga 300 euro gjatë punës së tyre në periudhën e pandemisë COVID-19.
Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk kanë lëvizur në kërkesën e kësaj sindikate lidhur me këtë.
“Të gjithë punëtorët e sektorit privat që kryejnë punë dhe shërbimet në qendra spitalore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulanca nga e premtja për një orë nuk do të kryen punë. Ne konsiderojmë që me vendimin e Qeverisë, gjegjësisht ministrit të Shëndetësisë përpos që jemi diskriminuar si punëtorë, jemi diskriminuar edhe në aspekt njerëzor, sepse në të njëjtën dhomë ku një pacient i shtrirë me COVID-19, ku ka qasje mjeku, atëherë ka qasje dhe punëtori i sigurimit dhe ka qasje edhe punëtori i teknik”, tha Azemi.
Ai ka shtuar se do të fillohet me veprime më të buta dhe se pastaj do të ashpërsohen.
“Jemi të vendosur që nga fundi i kësaj jave do të fillojmë me veprime më të buta dhe do të shkojmë me ato më të larta. Ne jemi të interesuar që shëndetin e çdo pacienti ta ruajmë, por në rend të parë, kemi ardhur në pozitë që, meqë shteti nuk po ruan shëndetit tonë, atëherë ne jemi të obliguar ta ruajmë shëndetin me aq sa mundemi e sa dimë”, tha ai.
Sipas tij, për këtë protestë është konsultuar me të gjitha qendrat e mjekësisë familjare nëpër komuna dhe kanë përkrahje të gjerë por kanë vendos një hapësirë tre ditore për vetëdijesimin e Qeverisë.
Protestat nisin në gjithë QKMF-të në Kosovë, nga ora 13:00 deri në orën 14:00.
Po ashtu, Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, në rast se Qeveria e Kosovës brenda një jave nuk ua përmbush kërkesat e tyre që t’ua paguaj 300 eurot nga Pakoja Emergjente e as orët shtesë.
Kujtojmë se, personeli mjekësor, policët, zjarrfikësit, ushtarët, doganierët, inspektorët dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore kanë qenë disa nga përfituesit të Pakos Emergjente Fiskale, e cila ishte miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Vlera totale financiare e kësaj pakoje ka qenë 179.65 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi