Azem Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili sot ishte personi më i përfolur në mediet e vendit, ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për të dëshmuar pafajësinë e tij.
Në një deklaratë për lajmi.net, Syla tregon se deri ditën e djeshme (e martë 26 prill), ka qenë në Kosovë dhe ndaj tij nuk ka pasur asnjë fletëthirrje nga organet e hetuesisë.
Përveç kësaj, Syla thekson në këtë deklaratë se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, ai ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me organet përkatëse.
Deputeti Syla deklaron se asnjë nga pretendimet e ngritura për korrupsion dhe keqpërdorime ndaj tij, nuk qëndrojnë dhe këtë pastërti do ta dëshmojë shumë shpejte dhe para organeve të drejtësisë.
Më poshtë lexojeni deklaratën e deputetit Azem Syla:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
– Me shqetësim të thellë kam marrë lajmin sot, për bastisjen e shtëpisë sime në orët e hershme të mëngjesit, nga policia e Eulexit dhe policia e Kosovës.
– Njoftoj opinionin e gjerë se unë deri ditën e djeshme kam qenë në Republikën e Kosovës, duke kryer te gjitha aktivitetet e mia publike si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.
– Unë nuk kam pasur asnjë fletëthirrje nga organet shtetërore dhe nuk kam qenë në dijeni se ka qenë duke u zhvilluar ndonjë hetim ndaj meje.
– Prandaj unë qysh dje pasdite kam lëvizur jashtë vendit me një agjendë time personale.
– Vlen të theksohet se sot gjatë bastisjes së shtëpisë sime, unë kam qenë në kontakt përmes telefonit me organet kompetente që kanë marrë pjesë në bastisje, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u kthyer në Kosovë dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në çdo kohë kur ata e shohin të nevojshme.
– Unë Azem Syla dua t’i garantoj familjarët e mi, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, se asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj meje, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija. Unë absolutisht jam i pastër, dhe kjo pastërti do të dëshmohet shumë shpejt nga organet e drejtësisë.
– Një jetë të tërë ja kam kushtuar krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj jam i prirë fuqishëm të besoj në organet e drejtësisë së vendit tim.
Me respekt!
Azem Syla
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin