Sipas statistikës, humbjet reale të kompanive, të llogaritura në shtator, janë në vlerë prej 5.2 miliardë dollarë, ndonëse për shkak të rënies së çmimit të naftës, humbja mund të jetë 5 miliardë dollarë.

"Kriza kronike e sektorit do të vazhdojë edhe në vitin 2009, me ç'rast do të regjistrohen humbje prej 2.5 miliardë dollarëve. Kjo është situata më e keqe gjatë 50 viteve të fundit" theksojnë nga Asociacioni i sektorit ajror.