Më 17 janar të këtij viti, me një ceremoni solemne në Tetovë është bërë pranim dorëzimi i 5 autobusëve të cilët do të shfrytëzohen për transport publik. Por edhe pse gati kanë kaluar tre muaj që atëherë, megjithatë autobusët ende nuk vërehen në rrugët e Tetovës. Kësisoj, transporti publik në Tetovë ende nuk është funksional dhe tetovarët janë në pritje të realizimi të këtij premtimi. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur se të gjitha procedurat janë në përfundim e sipër dhe së shpejti autobusët do të fillojnë të transportojnë udhëtarë.
“Bordi i ndërmarrjes është kompletuar, regjistrimet e autobusëve janë bërë, çmimet janë përcaktuar, kështu që është çështje kohe kur autobusët do të jenë në teren”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Po ashtu bëhet e ditur se edhe shoferët janë sistemuar dhe janë disa procedura teknike që duhet të rregullohen në teren. Kërkesa për rivendosjen e transportit publik në Tetovë daton që moti, pasi që edhe qytetarët edhe sektori joqeveritar ka vlerësuar se kjo në masë të madhe do të ndikojë në uljen e ndotjes në këtë qytet për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Tetovës. Me këtë, pritet që po ashtu të lehtësohet edhe kaosi në rrugët e Tetovës dhe apelohet që në të ardhmen qytetarët pa nevojë mos dalin me veturat e tyre, por të shfrytëzohet transporti publik.
Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti është shprehur se janë në konsultim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë për të përcaktuar linjat dhe orarin e autobusëve. “Ndërmarrja për Transport Publik së bashku me Sektorin për Punë të Brendshme dhe Sektorin për tokë ndërtimore dhe komunikacion kanë formuar një grup pune. Ky grup ka dalë në teren dhe ka bërë rregullimin e stacioneve të autobusëve, ku është duke u bërë rregullimi i linjës se si do të zhvillohet parkingu i autobusëve dhe janë në përfundim e sipër këto procedura të nevojshme që të vihen në funksion autobusët”, deklaroi Memeti.
Ndryshe, për furnizim me pesë autobusë, Komuna e Tetovës aplikoi në thirrjen e Ministrisë së Financave ku ka marrë një kredi prej 1.2 milion euro prej Bankës Botërore. Për sigurimin e këtyre 5 autobusëve, Komuna e Tetovës kishte harxhuar 720 mijë euro kurse mjetet tjera do të shfrytëzohen për qëllime tjera të komunës. Derisa të përfundojnë procedurat që autobusët të dalin në rrugët e Tetovës banorët e Tetovës do të vazhdojnë të përdorin automjetet e tyre dhe kjo krijon kaos në trafikun rrugor në këtë qytet. Furnizimi me pesë autobusë ishte bërë edhe për të ndikuar në uljen e ndotjes në këtë qytet. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E njohim si alergji ndaj “pluhurit të shtëpisë”, doktor Halimi tregon se për çka bëhet fjalë dhe cilat masa duhet të ndërmerren

Qeveria e Maqedonisë cakton përbërjen e komisionit për bisedime me Lidhjen e Sindikatave për pagën minimale

Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare