Carina, një mësuese e yogas në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër COVID-19 dhe dëshiron të mbetet e tillë.
Pra, ajo tani është nën izolim, si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar, raporton bbc.
Ajo lejohet të largohet nga shtëpia vetëm për arsye thelbësore si puna ose blerja për ushqim dhe i është ndaluar të hyjë në kafene dhe restorante.
Carina thotë se nuk e kupton arsyen e bllokimit dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar, transmeton Telegrafi.
“Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve”, më tha ajo. “Është pak e çuditshme të shikosh brenda dhe të dish se nuk mund të hyja. Kjo të bën të ndihesh vërtet e përjashtuar. Unë jam një nga këta njerëz që janë bërë armik”, tha austriakja.
“Unë nuk dua që njerëzit të sëmuren. Unë jam e kujdesshme. Unë testohem. Nuk jam në rrezik shumë të madh [nga Covid-19] dhe ndihem sikur është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që vaksinohen dhe kur njerëzit nuk duan të vaksinohen”, tha ndër të tjerash Carina.
Theksojmë se ka pasur demonstrata në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit. Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk mund të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.
Rreth 65 për qind e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Vendi aktualisht po sheh shkallën më të lartë të infeksioneve ditore për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Që nga shtrëngimi i masave, më shumë austriakë janë goditur. Jashtë një qendre vaksinimi në Vjenë janë krijuar radhë të gjata. Disa vinin për injeksione përforcuese, të tjerë për injeksionet e tyre të para. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri