LAJMI I FUNDIT:

Audi S8 Plus është modeli S më i shpejtë ndonjëherë (Foto)

Audi S8 Plus është modeli S më i shpejtë ndonjëherë (Foto)

Janë publikuar detajet teknike të S8 Plus që lansohet këtë vit, të cilat flasin se ky model është më i shpejti në segmentin e këtij lloji të super-veturave.

Meqenëse nën kapak ka motorin 4.0-litra V8, ky Audi arrin shpejtësinë 302 kilometra në orë, për dallim nga makinat tjera që e kanë të limituar në 249 km/h, transmeton Telegrafi.

Automobili që peshon dy ton, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda.


Ekspertët e kanë vlerësuar lartë këtë makinë të shpejtë, që mund t’i ulë katër udhëtarë në një nivel të lartë të luksit.

Megjithëse nuk është i destinuar aspak për terrene malore, S8 Plus është shumë i pëlqyer për rrugë të zakonshme.

Për të blerë këtë veturë, duhet të paguhen 112 mijë euro, ndërsa porositë fillojnë që nga muaji tetor. /Telegrafi/

Audi S8 Plus është modeli S më i shpejtë ndonjëherë foto 2

Audi S8 Plus është modeli S më i shpejtë ndonjëherë foto 3

Audi S8 Plus është modeli S më i shpejtë ndonjëherë foto 4