Atletico Madrid fiton thellë ndaj Rayo Majadahondas, shënojnë të gjithë sulmuesit

Atletico Madridi ka fituar si mysafir i Rayo Majadahonda me rezultat 5-0, për të kaluar tutje në Kupën e Mbretit.
Atletët ishin më të mirë nga fillimi, pasi Diego Simeone edhe pse luante kundër një skuadre të nivelit të ulët, kishte vendosur të fuste të gjithë më të mirët.
Pjesa e parë u mbyll me tre gola epërsi ku arritën të shënonin lojtar si Matheus Cunha, Renan Lodi dhe Luis Suarez.
Në pjesën e dytë edhe pse u bën disa zëvendësime Atletico nuk ndryshoi dhe vazhdoi me ritëm të njëjtë.
Ishte fillimisht radha e Antoine Greizmann e pastaj edhe e Joao Felix për të shënuar në këtë fitore.
Atletico Madridi ka kaluar tutje, siç kanë bërë të gjitha skuadrat e mëdha të tjera në Kupën e Mbretit, ku do ta pres shortin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































