LAJMI I FUNDIT:

Atletët jashtë konkurrencës në Ballkanik, Federata hesht

Atletët jashtë konkurrencës në Ballkanik, Federata hesht

Kosova ishte njëra prej 18 vendeve që u paraqit në Kampionatin Ballkanik të atletikës në ambient të mbyllur që të shtunën u mbajt në Stamboll të Turqisë. Por Kosova ishte vetëm njëra prej dy vendeve që në këtë kampionat garoi jashtë konkurrencës.

Në sajtin e Federatës Ballkanike të Atletikës, Kosova është paraqitur si vend mysafir i këtij kampionati, së bashku me Azerbajxhanin. Atletët e këtyre dy vendeve kanë garuar jashtë konkurrencës në Kampionatin Ballkanik në palestër, shkruan sot Koha Ditore.

“Atletët më të mirë të 16 vendeve anëtare të Ballkanit do të luftojnë për rezultate. Dy vendet mysafire, Kosova dhe Azerbajxhani, do të marrin pjesë jashtë konkurrencës”, ka shkruar në sajtin e Federatës Ballkanike të Atletikës.

Kosova nuk figuron si anëtare e Federatës Ballkanike të Atletikës në sajtin e kësaj të fundit, ndonëse është e pranuar në Federatën Evropiane të Atletikës, si dhe në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.


Federata Ballkanike ka paraqitur në sajtin e vet rezultatet e garës së mbajtur të shtunën dhe rezultatet e atletëve të Kosovës e Azerbajxhanit i ka veçuar, duke i paraqitur me ngjyrë tjetër. Po ashtu ku është shkruar vendi se prej nga vjen atleti, te Kosova është shkruar “KOS OC”, që nënkupton garën jashtë konkurrencës. Atletëve kosovarë nuk u janë dhënë pikë për plasman, sikur atletëve të vendeve të tjera, ndërsa Kosova e Azerbajxhani nuk janë paraqitur në listën përfundimtare.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori