Site icon Telegrafi

ATK mbledh 12.7 milionë euro më shumë të hyra

Sipas një njoftimi, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë muajit janar-mars të këtij viti nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 107.7 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 12.7 milionë euro apo 13.3 për qind më shumë, në raport me planin janë mbledhur 5.3 për qind më shumë të hyra.

Të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.97 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4 milionë euro të hyra për FKPK-në. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149 milionë euro.

Sipas ATK-së, rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. /Telegrafi/

Exit mobile version