Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për faljen e borxheve kanë përfituar 2280 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 2.7 milionë euro në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Për këtë vit planifikohet që të arkëtohen edhe 10 milionë euro. Në vitin 2016 janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 në ATK u inkasuan 24.2 milionë euro.
Kështu ka thënë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri.
“Janë falur 216 milionë euro borxhe ndërsa janë inkasuar për periudhën 2015-2016 nga ky ligj 24.2 milionë euro, kanë qenë parashikimet për përfitim prej këtij ligji diku 10 milionë euro në vitin 2016 ndërsa arkëtimi ka qenë 24.2 milionë euro që do të thotë ky ligj ka qenë i dobishëm edhe për tatimpaguesit edhe për ATK-në. Këtë vit ligji nuk ka pasur mundësi të ketë edhe pritjet çfarë i ka pasur në vitin 2016 dhe deri më tani e kanë shfrytëzuar 2280 tatimpagues dhe kemi arritur që të pastrojmë listat afërsisht për 20 milionë euro dhe kemi arritur që të arkëtojmë 2.7 milionë”, tha Imeri, raporton EO.
Imeri ka thënë se ky institucion e ka shfrytëzuar këtë ligj si përparësi për të pastruar listat e tatimpaguesve, posaçërisht të atyre me borxhe të vjetra.
“Administrata Tatimore e ka shfrytëzuar këtë ligj si përparësi për të pastruar listat e tatimpaguesve posaçërisht nga borxhet e vjetra për të cilat edhe fuqia e ATK-së thuajse ka qenë e pamundur që të zhvillohen procedura në arkëtimin e atyre borxheve”, theksoi Imeri.
Ai e ka konsideruar si të panevojshme shtyrjen e kohëzgjatjes së fuqisë së këtij ligji.
“Unë konsideroj se ka qenë periudhë e mjaftueshme edhe për institucionet por edhe për qytetarët dhe tatimpaguesit që të përfitojnë nga ky ligj. Interesimi më i madh ka qenë në vitin 2016 sepse askush nuk e ka parashikuar që ky ligj mund të vazhdohet”, tha Imeri, raporton EO.
Ligji për faljen e borxheve publike ka hyr në fuqi më 2 shtator të vitit 2015 deri më 1 shtator të vitit 2016, ku pas përfundimit të mandatit i njëjti ka hyrë në fuqi me 1 janar të vitit 2017 deri më 31 gusht të këtij viti. /EkonomiaOnline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët