LAJMI I FUNDIT:

Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi

Assange: Facebook, një makinë e tmerrshme spiunazhi

Në një intervistë për Russia Today, themeluesi i Wikileaks - Julian Assange e quan rrjetin social Facebook si “makinën më të tmerrshme të spiunimit që është shpikur ndonjëherë ".

Assange zbulon disa detaje për mënyrën se si agjencitë e zbulimit përdorin një portal që grumbullon përmbajtje në lidhje me individët, të cilët tashmë kanë informacionin e gatshëm në këtë faqe.

Edhe pse nuk është krejtësisht në dispozicion të agjencive qeveritare, presioni ligjor dhe politik mund të përdoret për të fituar qasje në informacionin e mbajtur nga rrjeti social.

Ndërsa nuk është për t’u habitur që një sistem i tillë ekziston, shumë përdorues janë tronditur kur kanë dëgjuar një informacion të tillë.


Fatmirësisht, agjencitë e inteligjencës nuk munden thjeshtë të hynë në Facebook dhe të marrin informacionet mbi përdoruesit e këtij rrjeti social.

Mirëpo, për tu siguruar më shumë për të dhënat personale, ne si përdorues aktiv të këtij rrjeti mund të bëjmë më shumë që t’i mbrojmë informacionet personale. / Telegrafi /