Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se ‘MASHTI nuk ka asnjë kërkesë nga komunat për çerdhe të reja’.
Në reagimin e Asociacionit thuhet se “faktet janë fakte dhe janë të pamohueshme – komunat bëjnë kërkesa të pareshtura në MASHTI-t për çerdhe të reja”.
“Ministre Nagavci, Po, komunat e Republikës së Kosovës kanë nevojë për çerdhe publike dhe kanë bërë kërkesa të pareshtura në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Kryetarët e Komunave vlerësojnë që shërbimet që ofrohen nga çerdhet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e e fëmijëve. P.sh. Komuna e Kaçanikut ka bërë kërkesë në MASHTI duke ia prezantuar edhe lejen për ndërtim, vendimin e Kuvendit komunal dhe dokumentet tjera përcjellëse. Mirëpo, kjo kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje. Për komunën e Vitisë; ka qenë e vendosur të ndërtohet një çerdhe mirëpo MASHTI në procedura të tenderimit, e të cilat procedura i ka udhëhequr vetë, ka vendosur ta anuloj vendimin e vet dhe që këtë projekt ta bartë në një komunë tjetër. Gjithashtu, komuna e Vitisë ka bërë edhe në një kërkesë tjetër të miratuar nga komuna, mirëpo nuk ka marrë përgjigje nga MASHTI. Komuna e Prizrenit ka bërë dhe është duke bërë kërkesa në MASHTI. Mirëpo këto kërkesa refuzohen apo nuk miratohen. Komuna e Istogut që disa vite pret përfundimin e një çerdhe e cila ka filluar të ndërtohet nga MASHTI. Komuna e Istogut është e gatshme ta përfundojë këtë objekt mirëpo nuk i lejohet nga MASHTI vazhdimi i punimeve. Komuna e Pejës ka kërkuar vetëm 100 shtretër shtesë për një çerdhe publike por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga MASHTI. Komuna e Ferizajt, ka bërë kërkesë gjithashtu mirëpo MASHTI ka thënë që mund të përkrah projekte për ndërtimin e çerdheve vetëm në zonat urbane por jo edhe ato rurale. Ministre Nagavci, qytetarët jetojnë edhe në vende rurale e jo vetëm urbane. Komuna e Deçanit, i ka dërguar dy kërkesa MASHTI për adaptimin e dy shkollave të vjetra në çerdhe dhe dy kërkesa të tjera për ndërtimin e dy çerdheve të reja, por nuk kanë marrë përgjigje”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Asociacioni thekson se Komuna e Drenasit i ka 2 çerdhe në renovim/përshtatje të anekseve të shkollave dhe i ka ndarë dy lokacione për ndërtimin e çerdheve të reja e të cilat janë në procedurë.
“Në komunën e Suharekës, e vetmja çerdhe e cila ka filluar të financohet nga MASHTI, qe për disa vite nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe kjo ka mbetur e papërfunduar. Këto janë fakte dhe si konkluzion, komunat gjithnjë kanë bërë kërkesa për ndërtimin e çerdheve të reja. Komunat edhe me vetëfinancim, si komuna e Lipjanit, Rahovecit, Mitrovicës, Suharekës etj duke e parë nevojën për çerdhe dhe kërkesën e pareshtur të qytetarëve, kanë ndërtuar çerdhe publike. Pra, shihet se komunat janë më efikase në ndërtimin e çerdheve të reja në raport me MASHTI. Këto janë vetëm disa info nga disa komuna se po t’i shënonim të gjitha komunat, atëherë nuk dihet se sa kërkesa janë drejtuar te ju. Ministre Nagavci, të gjitha këto të cilat janë të përmendura më lartë janë edhe të dokumentura”.
Sipas Asociacionit, qasja e MASHTI-t ndaj Komunave në kërkesat e tyre nuk është korrekte dhe është tepër demotivuese dhe dekurajuese sepse kërkesat e komunave nuk po përkrahen.
“Kjo qasje po i demotivon komunat për të bërë kërkesa të reja. Ka komuna ku ndërtesat për çerdhe janë ndërtuar me mjete vetanake komunale, mirëpo nuk mund të funksionalizohen, sepse MASHTI duhet të lejoj vende të reja pune për profesionistë të kësaj fushe”, thuhet në reagim.
Në fund thuhet se “kërkesë, e cila është qe disa vite; është mirë që MASHTI të bashkëpunojë dhe t’i inkurajoj komunat në zgjidhjen e problemeve, e të cilat probleme janë të shumta në fushën e arsimit, e jo vetëm të fajësohen”.
Ministrja Arbërie Nagavci ka thënë ditë më parë në një media se aktualisht nuk kanë asnjë kërkesë për ndërtimin e çerdheve të reja nga asnjëra komunë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit