LAJMI I FUNDIT:

ASH: Qeveria dështon, Maqedonia e Veriut ende larg BE-së

ASH: Qeveria dështon, Maqedonia e Veriut ende larg BE-së

Partia në opozitë Aleanca për Shqiptarët, në një kumtesë për media thotë se Maqedonia e Veriut ende është larg BE-së, ndërsa i referohen deklaratave të fundit të kryeministrit të ri në ardhje të Bullgarisë, Kiril Petkov.

Nga kjo parti thonë se “manipulimi i situatave është suksesi i vetëm i Qeverisë LSDM – BDI”.

“Nga lajmet e shumta të rrejshme që prodhohen nga ministria që Artan Grubi drejton si duket ka filluar edhe ai vet të hutohet e t’u besojë gënjeshtrave që ai vet porosit! Edhe pse Artan Grubi para mediave deklaroi se kontesti me Bullgarinë do të marrë fund, Kryeministri i ri në ardhje i Bullgarisë, Kiril Petkov hodhi poshtë mundësinë për heqje të vetos sepse sipas tij nga Maqedonia e Veriut po bëhet më shumë propagandë sesa negociata në këtë drejtim”.


“Gjithashtu nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë u hodh poshtë edhe gënjeshtra se Franca ka ngritur iniciativë për zgjidhje të kontestit dhe se Bullgaria mbetet e pandryshuar në qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut. Manipulimi i situatave është suksesi i vetëm i qeverisë së dështuar SDSM-BDI, të cilët me çdo kusht duan ta mbajnë pushtetin në duar për përfitime personale”.

“Tani që i 14-ti po afrohet, është më se e qartë se Maqedonia e Veriut nuk është as afër marrjes së datës për hapje të negociatave për pranim në BE. Qëndrimet e Bullgarisë nuk kanë ndryshuar në asnjë pikë që do të thotë se veto e vendosur nga ana e Bullgarise do të jetë pengesë edhe për një kohë të gjatë. Me këte dëshmohet se mosdorëheqja e Zaevit dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë e qeverisë ishin arsyetime të kamufluara nën petkun e BE-së”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori