LAJMI I FUNDIT:

ASH propozon masa parandaluese për ikjen e mjekëve nga Maqedonia

ASH propozon masa parandaluese për ikjen e mjekëve nga Maqedonia

Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët ka dalur me oferta për të parandaluar ikjen e mjekëve nga Maqedonia. Nga kjo parti thonë se trendi i ikjes së mjekëve do të shkaktojë pasoja të rënda në rrafshin lokal, por edhe më gjerë.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se po ndjekin me vëmendje problematikën e ijkes së mjekëve dhe pas analizave që kanë bërë kanë dalur me ofertën “Pakova preventive 10”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më poshtë i keni 10 propozimet e ASH-së për problemin e ikjes së mjekëve:


1. Në afat më të shkurtër të hartohet harta elektronike e institucioneve shëndetësore publike ku në mënyrë transparente do të prezentohen vendet e lira të punës;

2. Të gjithë mjekët e ri të punësohen menjëherë, ku kriteriumet kryesore të jenë suskesi gjatë studimeve dhe nevojat e sistemit shëndetësor në Maqedoni;

3. Të gjithë mjekët e ri të dalluar të angazhohen në Qendrën klinike universitare në Shkup dhe Spitalet klinike në Tetovë dhe Shtip;

4. Në procedurë të shpejtuar të barazohen koeficientët e rrogave në krahasim me atë të gjyqtarëve;

5. Rroga minimale e mjekëve të jetë 50.000 denarë, ndërsa kujdestaritë e mjekëve të paguhen jo më pak se 3000 denarë;

6. Të gjithë mjekëve që shprehin interes për specializim, shteti t’ju garantoj që pas 5 vjetëve përvoj pune të munden ta regjistrojnë dhe ta nisin të njëjtën dhe të gjitha harxhimet e specializmimit të mbulohen nga Ministria e shëndetësisë si dhe urgjentisht të ndërpriten specializimet private për nënshtetasit e Maqedonisë;

7. Të përmisohen kushtet e punës, siguria juridike dhe fizike duke e sjellur ligjin për të drejtat e mjekëve;

8. Oda e mjekëve, me të gjitha kapacitet që ka, të angazhohet për zgjidhje të problemit e jo të luaj rolin e vëzhguesit pasiv. Ky institucion të sigurojë kredi të volitshme për mjekët e ri që të sigurojnë nevojat bazë për një jetë normale;

9. Fakultetet e mjekësisë të organizojnë “Ditën e karierës” ku studentët e mjekësisë që janë në vitet e fundit të studimeve të njoftohen me mundësitë e punësimit dhe përparimit në karirerë;

10. Qeveria të organizojë takim urgjent me Agjencionet ndërmjetësuese (brain-hunters) dhe të ndikojë në mënyrën e prezantimit të kushteve të punës të mjekëve të ri që aplikojnë për të emigruar jashtë shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori