Rruga nga Praga e deri në Karlovi-Vari – qytetin e dytë më turistik të Çekisë – është me dy shirita, pra nuk është autostradë. Republika e Çekisë ka ekonomi stabile dhe zhvillim nga më të mirët në Evropën Lindore. Para zgjerimit të kësaj rruge dhe futjes së parave në investimin që nuk sjell zhvillim apo rritje të madhe dhe të shpejtë, por që siguron shpejtësi dhe ulje të vogël të shpenzimeve, kjo republikë ka vendosur për prioritete të tjera.
Në kundërshtim me Çekinë, në Kosovë e tërë mundësia e zhvillimit të vendit lidhet me asfalt dhe me rrugë. Kosova ka dy autostrada kryesore, shumë rrugë të tjera që transformohen në rrugët me katër shirita. Për vite me radhë, investimi në autostrada ka qenë më i madhi prej shpenzimeve publike, në një produkt të vetëm. Rezultati i investimeve në asfalt në ekonominë e Kosovës, është ekonomia që sot kemi (mendoni, a jeni të kënaqur me këtë ekonomi dhe drejtimin ku po shkon). Unë kujtoj se ka qenë gabim dhe ky gabim nuk duhet përsëritur.
Një nga arsyet se pse është bërë ky gabim është edhe insistimi i organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore apo FMN-ja, se në gjërat profitabile duhet të investojë sektori privat, përderisa shteti duhet të investojë në infrastrukturë – përfshirë edhe rrugët. Mirëpo, këta këshilltarë harrojnë se sektori privat ndërkombëtar, Kosovën e sheh si rrezik, kryesisht për shkak të mospranimit si shtet nga të gjitha vendet e botës. Ndërsa, sektori privat kosovar, që ka kapacitet për këso investime të mëdha, janë tregtarët që nuk kuptojnë potencialet e projekteve afatgjata zhvillimore – përveç ku ka tregti të përfshirë.
Më këtë logjikë është vendosur të anulohet projekti i Kosovës C, si investim publik, i cili është kthyer në projektin e Kosovës së Re – që është shëtitur nëpër sirtarët e ministrive të ndryshme, që në fund të vendoset nëse ky projekt do t’i jepet sektorit privat. Sektori privat erdhi me propozimin që nuk parashihte rrezik për investitorin; i tërë rreziku i bartej shtetit, ndaj kjo marrëveshje u anulua dhe Kosova pas më shumë se 10 vjetëve të bisedave, milionave të shpenzuara, nuk arriti ta bëjë një termocentral të tillë. Sikur të bëhej sipas planeve të fillimeve të viteve 2000, kur ministër përgjegjës ishte Et’hem Çeku, tashti Kosova do të ishte superfuqi energjetike, me një buxhet shumë më të lartë dhe gjithsesi me mundësi ndërtimi të më shumë autostradave.
Shembulli i dytë i mundësisë së humbur dhe drejtimit të parave në asfalt – në vend se ato të shkojnë në zhvillim të vendit – është edhe investimi në Brezovicë, për ta bërë atë, siç duhet, qendër turistike. Edhe këtu u mblodhën kryeministra e ambasadorë dhe ata nënshkruan një copë letre, me sektorin privat, për investimin që nuk ndodhi. Tashti, kjo letër ka vlerën e letrës së tualetit. Investimet e sektorit privat nuk ndodhën. Mundësia e rregullimit të kësaj pike të skijimit, me para publike, ka ikur duke i futur paratë në asfalt. Tash kemi asfalt për të shkuar më shpejtë në Mavrovë. Në Kosovë nuk kemi qendër skijimi që do të jepte shërbim për kosovarë dhe që do të tërhiqte vizitorët e huaj.
Kosova nuk ka as termocentral të ri e as qendër të skijimit, por ka tetë kilometra rrugë mbi lumin Lepenc dhe ka shumë autostrada të cilat mundësojnë arritjen më të shpejtë të importeve në vend dhe ikjen më të shpejtë nëpër qendrat e skijimit të cilat ne nuk i kemi.
Ky opsesion me autostrada është kombëtar, nuk është partiak. Të varfrit nuk e marrin vesh se çka po vidhet nga ta – me këto investime të gabuara; të pasurit duan t’i ngasin veturat më shpejtë, pra edhe ju bie hisja të përfitojnë prej kontratave të ndryshme. Kjo dashuri me autostradat duket se vazhdon ende me idenë e prishjes së natyrës, për ta shkurtuar një udhëtim që lidh dy qytete – Tetovën dhe Prizrenin – për 30 minuta më shpejtë. Malet e Sharrit janë fenomenale për skijim, për çiklizëm dhe vrapim malor; atyre nuk ju duhet as tuneli, as rruga me katër shirita. Maleve të Sharrit ju duhet aktiviteti i mbrojtjes së tyre nga bërlloku, menaxhimi i hapësirave, mirëmbajtja e pistave dhe teleferikët normalë në një pjesë të kufizuar të tij.
Argumenti se projektet si rindërtimi i Brezovicës, ndërtimi i Boresë, apo ndërtimi i termocentraleve duhet të bëhet nga sektori privat, këto nuk qëndrojnë. Kjo është dëshmuar me mosekzistimin e tyre. Sektori privat i Kosovës që ka kapacitet për projekte, si Brezovica, është i përbërë nga tregtarët jo nga vizionarët; po për këtë, në vend të këtyre projekteve që do të madhëronin Kosovën, kemi kudo qendra tregtare në kohën kur tregtia nga vendet fizike po bartet në ueb.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?